U shfaq në festën e ditëlindjes/ Kush është dhëndri milioner i Monika Lubonjës

U shfaq në festën e ditëlindjes/ Kush është dhëndri milioner i Monika Lubonjës

April 24, 2022 0

Festa e ditëlindjes së Monika Lubonjës ka nxjerrë në pah disa marrëdhënie të reja mes ish-banorëve, por jo vetëm. Krahas miqësive dhe mungesave të disa personazheve, të gjithë vëmendjen e mori vajza e Monika Lubonjës. Tea u bë një emër i njohur për publikun, pasi e ëma e përmendte shumë shpesh brenda “Big Brother”. Ndonëse përshkruante disa anë të karakterit të saj dhe detaje nga jeta e së bijës, Monika kurrë nuk foli për lidhjen e Teas.

Do të duhej festa e ditëlindjes së saj, për të zbuluar se në fakt Tea prej vitesh jeton një histori dashurie të konsoliduar. Në disa “Instastory” që qarkullojnë në rrjet, duket Tea me të dashurin e saj duke u puthur. Partneri zyrtar i vajzës së aktores quhet Ermir Papadhimitri dhe në Tiranë është mjaft i njohur, si një ndër biznesmenët e ri më të suksesshëm.

Ermiri është inxhinier dhe prej afro 10 vitesh drejton një kompani dixhitale që merret me zhvillimin e faqeve të internetit, dizajn grafik dhe marketing. Zyrat e kompanisë janë në qendër të Tiranës dhe duket se ky biznes i siguron mundësinë e një jete të mirë partnerit të Teas. Çifti është së bashku prej shumë vitesh dhe, mesa duket, lidhja e tyre tashmë po jetohet në distancë. Prej disa kohësh, vajza e aktores është larguar në Gjermani ku jeton dhe punon. Të dy janë njohur në shkollë dhe për disa kohë kanë ndarë edhe karrierën me njëritjetrin veç jetës personale.

Por gjithçka ndryshoi kur Tea vendosi të largohej për një mundësi tjetër në Gjermani. Nga ana tjetër, partneri i saj vijon jetën në Tiranë, duke u takuar vetëm në kohën e tyre të lirë. Ndonëse larg, raporti i tyre nuk është lëkundur, duke na lënë të kuptojmë se kjo lidhje është konsoliduar dhe largësia për ta nuk është një problem. Një tjetër fakt që tregon se kjo lidhje është pranë zyrtarizimit është fakti se Ermiri ka qenë në festën e vjehrrës së tij.

Madje çifti nuk i ka kursyer puthjet pasiononte dhe përqafimet mes të pranishmëve. Prej kohësh familjet e Teas dhe Ermirit janë në dijeni të kësaj lidhjeje dhe e simpatizojnë marrëdhënien e krijuar nga dy të rinjtë. Në intervistat e dhëna, aktorja e ka përshkruar të bijën si një person shumë strikt. “Tea është fati im, është dielli që më ngroh pafund, është një vajzë që ia ka dalë vetë në jetë, që e vogël ka studiuar dhe ka kërkuar shumë nga jeta. Ardhja e saj është fat, të gjithë do të dëshironin ta kishin afër. Pika ime e dobët është dobësia për Tean dhe çdo gjë që ajo kërkon, unë ia plotësoj, Tea nuk është nga ato që të plotëson menjëherë dëshirat.

Edhe 1000 jetë të kisha, do të luftoja që Tea të mos merrej me art, sidomos me artin që është në Shqipëri. Sidomos në këto kohë kam shumë pikëpyetje për artin në përgjithësi. Jam e lumtur që ka gjetur veten dhe ka zgjedhur të studiojë Informatikë Ekonomike në Gjermani, ku ajo punon në një nga kompanitë më të rëndësishme. Tea ka shkuar atje ku do të prodhonte më shumë. Jam me fat që nuk u bë artiste. Unë dhe Tea nuk bashkohemi asgjëkund. Tea është ekonomiste, unë artiste. Jemi pole të kundërta me njëra–tjetrën, jemi shumë larg.