Flamuri kuqezi valëvitet në “Bernabeu”, prekje me fat për Karim Benzema që shënoi golin historik
May 5, 2022Koha shtesë në ndeshjen Real Madrid: Manchester City (3:1), një tifoz hyn në fushë për të përqafuar Karim Benzema dhe deri këtu gjithçka është normale, por flamuri që ai mban në dorë është më i dashuri për të gjithë shqiptarët.
Gjysmëfinalja e Madridit u ngjyros edhe kuqezi ku flamuri me shqiponjën dykrenare në duart e një tifozi shqiptar u valëvit për disa sekonda në fushë dhe më pas preku sulmuesin francez. Me fat Benzema që pak minuta më vonë shënoi edhe golin e kualifikimit për finalen e Champions League.
Mediat raportojnë se i riu që u fut në fushë është një shqiptar nga Shkupi i cili quhet Agim, jeton në Frankfurt të Gjermanisë dhe menaxhon një klub nate shumë të njohur. Duket se ai është një tifoz i madrilenëve, dhe për këtë shkak ka marrë përsipër rrezikun për t’u ndëshkuar, duke u futur në fushë me flamurin kuqezi. revista.one/