Ribashkohet me të dashurën pas flirtimeve në shtëpinë e BBV, Antonela tallet me ish-banorin

Ribashkohet me të dashurën pas flirtimeve në shtëpinë e BBV, Antonela tallet me ish-banorin

May 4, 2022 0

Sërfisti Claudio Nika ishte një nga personazhet e formatit “Big Brother Vip, i cili megjithëse qëndroi shumë pak, krijoi situata që u komentuan edhe pas daljes së tij.

Ish-banori shprehu hapur pëlqimin e tij për ish-konkurrenten e Për’puthen, Antonela Berishën, me të cilën flirtoi ndërsa ishte brenda në shtëpi. Por, Antonela shprehu se nuk kishte pëlqim ndaj tij. Claudio ishte i ftuar në një intervistë ku zbuloi se ai tashmë është në një lidhje me bukuroshen gjermane Hannah Lenni. Ish-banori zbuloi se ai dhe e dashura e tij u ndanë pas një lidhje 3-vjeçare, një muaj para se ai të hynte në BBV.

“Unë dhe Hanna ishim ndarë, ishim 3 vjet bashkë dhe jemi ndarë një muaj para se të hyja në BBV. Ndodhi që ishte një peridhë e vështirë për ne pasi u larguam pak, ajo iku në Gjermani dhe unë nuk i isha i sigurt se ku do rrija.”- tha Claudio në “Ftesë në 5.”

Nga ana tjetër, e dashura e sërfisitit tregoi se ishte e vështirë për të ta shikonte Claudion me dikë tjetër, madje ndonjëherë ka qarë për këto situata.

“Kemi udhëtuar shumë dhe kemi qenë gjithmonë së bashku dhe më pas vendosëm që të ndaheshim. E kam parë në BBV, ishte e vëshitrë për mua ta shihja, ne ishim të ndarë. Por tani jemi sërish së bashku. Për mua ishte e vështirë ta shihja me dikë tjt, ndonjëhrë më bënte të qaja por ai vendosi të kthehej për mua dhe kjo gjë më bën edhe më të lumtur.”– tha Hannah.

“Mos më iku fati i jetës”– komentoi Antonela në foton e publikuar nga Claudio, i cili konfirmoi lidhjen me të dashurën e tij. Në lidhje me komentin e saj, Claudio tha se do të kishte preferuar që të kishte thënë diçka më pozitive.

“Unë e kuptoj që është një koment që ajo bën gallatë me ne, kështu që nuk e kam marrë seriozisht, nuk jam përgjigjur dhe mendoj që do të ishte më mirë të thoshte diçka pozitive se sa ky ngacmim.”– tha ai.