Si ndryshoi jeta e Yll Limanit prej një audicioni gjysmak në “The Voice”

Si ndryshoi jeta e Yll Limanit prej një audicioni gjysmak në “The Voice”

May 8, 2022 0

Në një rrëfim të sinqertë në A Live Night, Ylli Limani tregoi se si ndryshoi jeta e tij nga një audicion gjysmak në “The Voice of Albania”.

Pa një emër në listën e audicioneve, Ylli ia arriti që të ishte pjesë dhe të mahniste jurinë me zërin e tij.

Ylli e konsideron pjesëmarrjen në “The Voice” si një prej përvojave të tij më të suksesshme, ku u formua dhe si njeri dhe si artist.

“Më thanë në telefon se jemi duke e bërë listën finale, dhe u thash që jo nuk ka edicion të dytë, të tretë. Vjen e shtuna nuk ka thirrje, diku nga darka më ka ra numri më tha janë zgjedhur 32 të fundit por ti eja, kur kam ardhur nuk e kam pasur emrin, isha ja ky i 33-i. Unë nuk kam pasur atë mënyrën me u lasdru në treg, por me e shiju, duke mos ditur se çfarë po bëja,  nuk e kam pritur. Juve të rinjtë duhet t’i merrni këto shanse”, tha Ylli.

Yll Limani, ishte një prej shumë pjesëmarrësve nga Kosova në “ The Voice of Albania”, që tashmë numëron miliona ndjekës në Youtube.

Në një rrëfim ndryshe dhe të ndjerë, Ylli nuk mund të linte pa përmendur prindërit e tij, ku thotë se është rritur mes njerëzve që e kanë dashur muzikën.

Ai shprehet se ka një lidhje  më të thellë emocionale me babanë e tij se sa me nënë.

 “Unë jam rritur me njerëz që e kanë dashur muzikën me strandardet e tyre, mami ka një zë melodik kur ka qenë më e re, ajo ka qëndu gjithmonë, mamit i kam thënë ty të du më me zemër, por me babin kam një lidhje pak më të thellë emocionale, se babën e ke pak më të rëndësishëm në jetë. Njerëzit kur flasin për Yllin, kur më bëjnë pyetje, e shohin atë me babanë e  tij, i cili e shtyn me vullnet drejt ëndrrës së tij. Babai është i kujdesshëm dhe i përmbajtur që ta bëjë me dije se suksesi yt është i yti. Ai gjithmonë e ka dashur muzikën që unë bëj, muzika e minatorit është komplet, jemi dy botë ndryshe”, thotë Ylli.

Ndërsa komenton muzikën e grupit Minatori, ai tha live se do të performojë një prej këngëve të grupit pa lejen e babait.

“Unë kam qenë i ekspozuar me muzikën e Minatorit.  Sonte kam me perform pa lejen e babait tim ‘A thua ëndërr ishe ti’ e grupit Minatori”, tha Ylli.

Gjatë intervistës, si rrallëherë artisti Ylli Limani ka zbuluar pak nga jeta e tij sentimentale, duke rrëfyer karakteristikat e vajzës që mendon se do të ishte idealja për të.

Vajzën ideale në krah të tij Ylli e mendon me karakter të fortë dhe që do të arrijë të përballojë famën e tij.

“Vajza nuk është një trofe siç e konsiderojnë disa njerëz publikë. Unë ushëtij nëpër zemra, me dijeni nuk kam lënduar shumë asnjë deri tani. Jam shumë kurioz se si do të ndihem nëpër koncerte se e mendoj ndodnjëherë( kur të gjej vajzën që dua), por kam me e dit që edhe ajo do e paguajë atë faturën e vet, se po vjen në një tokë pak problematike. E di që do të gjej dikë me karakter të fortë”, tha Ylli.

Ai tregoi edhe disa prej momenteve ku e ndjen që duhet të jetë vetëm për të menduar më kthjellët për këngën e re.

“Mund të ndihem i vetmuar kur hy në atë kontinent që askush nuk e kupton. Është një kontinent toksik që nuk rri shumë gjatë, por vetmia vjen si pasojë e punës, se je gjithë kohën në mendime për këngën e re, tekstin e ri, veshjen e re dhe fillon me i zgjidh disa probleme, nuk e bëj shumë shpesh, dy deri tre ditë jam diku vet, gjëja më e vështtirë është kjo që po bëj sot, por sapo del unë do të shof veten dhe them uu”, tha Ylli.

Ylli Limani është një prej artistëve më të dashur për publikun shqiptar, i cili edhe pse i ri në moshë ka arritur të fitojë zemrat e të gjithëve me zërin dhe rrymën e veçantë që ka zgjedhur të përcjellë.

Ylli Limani rrëfeu edhe një pjesë të historisë së tij me shokët dhe lagjen e vjetër para se të shkonte me familjen në Gjermani për t’i shpëtuar luftës së Kosovës.

Ylli i kujton me mall shokët e fëmijërisë, duke e konsideruar si një prej periudhave më të bukura për të.

“Kam pas një fëmijëri jashtëzakonisht të lumtur, jam shumë me fat, si fillim kemi jetu tek lagjia ‘Bregu i Diellit’, babi, mami bashkë me motrën pas disa vitesh pas luftës morën shtëpinë tek lagjja e re, e mbaj mend melankolinë dhe mallëngjimin që kisha për shokët e lagjes në ‘Bregun e Diellit’. Ishte një vuajtje që nuk i takon një fëmije, kishte fëmijë edhe në lagjen e re, por kur shkova në lagjen e re nuk haja, nuk pija nuk flija. Unë e kisha mendjen atje tek gjyshja e shokët dhe i thosha mamit që tani është ora 6 ata kanë dalë, tani është ora 7  ata shkojnë me ngrënë, ajo më thoshte nëse mendon që kjo është vuajtje ma trego kur të rritesh. Kemi qëndruar në Gjermani, e kuptonim që po jetonim atje se është luftë, pavarësisht se prindërit tregoheshin tepër të kujdesshëm”, tha Ylli.