Shoferi me patentë të hequr hyn me të kuqe dhe godet karrocën me foshnjën tremuajshe, babain dhe nënën

Shoferi me patentë të hequr hyn me të kuqe dhe godet karrocën me foshnjën tremuajshe, babain dhe nënën

May 8, 2022 0

Zbardhen detaje të reja në lidhje me aksidentin e rëndë që ndodhi në Tiranë, ku një makinë luksoze ‘Mercedes GL’, ka përplasur një familje në rrugën e ‘Kavajës’.

Mësohet se automjeti ka përplasur babain, nënën dhe foshnjen 3 muajshe që ndodhej në karrocë. Shoferi lëvizte me shpejtësi në rrugë, ishte pa patentë pasi i ishte hequr disa javë për shkelje të rëndë.

Anëtarët e të njëjtës familje kanë qenë duke kaluar rrugën me semafor jeshil, në momentin që janë përplasur nga automjeti luksoz, i cili ka përfunduar më pas në trotuar.

Nga raportimet mësohet se A.K dhe V.K, prindërit e foshnjes 3 muajshe jane në mjekim dhe ekzaminim intensiv, kurse fëmija është jashtë rrezikut për jetën. revista.one/