(VIDEO) “G-Class” me shpejtësi rrufe, pamjet e aksidentit të çiftit me fëmijën 3 muajsh, ja cili është autori
May 8, 2022Një çift dhe foshnja e tyre 3-muajshe mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të zonës së njohur si “Parku i Autobusëve” në Tiranë, ndërsa çifti po kalonte rrugën.
‘Mercedes G-Clas’ ka hyrë në semafor, megjithëse i jepej përparësi kalimtarëve, duke përplasur çiftin dhe foshnjen që ndodhej në karrocë. Më pas drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në trotuar.
Të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa shoferi i mjetit, për të cilin raportohet se është Ajas Sulejmeni, ka braktisur mjetin duke u larguar nga vendi i ngjarjes. Mësohet se automjeti ka përplasur babain, nënën dhe foshnjen 3 muajshe që ndodhej në karrocë. Shoferi lëvizte me shpejtësi në rrugë, ishte pa patentë pasi i ishte hequr disa javë për shkelje të rëndë.
Në videon e mëposhtme shihet mjeti i cili kalon me të kuqe dhe përplas çiftin.
Drejtuesi i mjetit ndalon pranë e më pas largohet. Pranë të plagosurve kanë mbërritur kalimtarët të cilët ndihmuan dhe lajmëruan ambulancën.
Pas dy orësh, Ajas Sulejmani, drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin në afërsi të “Parkut të Autobusëve” në rrugën e Kavajës në Tiranë, është vetëdorëzuar në polici, rreth dy orë pas aksidentit.
Ai braktisi mjetin pasi aksidentoi çiftin Vilma dhe Arjan Konomi, dhe foshnjen e tyre 3-muajshme, që po kalonin rrugën mbi vijat e bardha.
Vilma dhe Arjan Konomi janë çifti që u përplasën nga makina tip “G Class” pranë kompleksit Delijorgji. Të dy ata morën plagët të rënda dhe për momentin ndodhen në Spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën. Burimet bëjnë me dije se, gruaja ishte në gjendje më të rëndë se bashkëshorti i saj për shkak të impaktit të përplasjes, por ndihma mjekësore profesionale që mori në momentin e aksidentit i ka shpëtuar jetën.
Ishin bluzat e bardha të laboratorit “Genius”, shumë pranë vendit të ngjarjes që shkuan për t’u dhënë ndihmën e parë të aksidentuarve, që ka qenë vendimtare për gruan 43-vjeçare. Ata mundën të mbanin në jetë gruan dhe pastaj ka ardhur ambulanca që i ka shoqëruar për në komisariat. Për fat të mirë, foshnja nuk pësoi asnjë dëmtim. Çifti ishte duke kaluar në vijat e bardha ku makina ka ardhur me shpejtësi dhe i ka përplasur rëndë.
Ajas Sulejmani, 39 vjeçari, i cili ishte në drejtimin e automjetit tip “G Class” që shkaktoi aksidentin e rëndë në rrugën e Kavajës në Tiranë dhe më pas u largua nga vendi ngjarjes, ka qenë në kërkim nga sherifi i DuPage County në Ilnois të SHBA.
Ai ka qenë në kërkim në vitin 2014 për çështje narkotikësh.
revista.one/