Mevlani dhe Filloreta largohen nga “Për’puthen” dhe lënë të takohen jashtë…
May 11, 2022Mevlani dhe Filloreta kanë mbyllur takimet me njëri-tjetrin brenda “Për’puthen”. Të dy konkurrentët kanë vendosur të mbyllin njohjen e tyre në këtë pikë të emisionit por nuk kanë përjashtuar mundësinë e takimit me njëri-tjetrin edhe jashtë.
Pas disa mungesave në programi, Mevlani u rikthye javën e kaluar, i vendosur për t’iu përkushtuar Filloretës. “Më ka marrë malli se nuk ka qenë këtu. E kam ndjerë veten pak më të vetmuar”, u shpreh Filloreta e cila ka deklaruar se ka lënë Zvicrën vetëm për tu njohur me Mevlanin në “Për’puthen”.E mgjithatë me vendimin e sotëm ai i ka dhënë fund çdo kontakti mes tyre brenda emisionit duke shtuar se mund të kenë një përputhje në të ardhmen. Pas kësa Filloreta ka vendosur të largohet e vetme nga programi. Biseda e plotë
Mevlani: Njerëzit nuk duhet të mërziten sepse gjërat e shpejta ashtu siç vijnë ashtu edhe ikin.
Filloreta: Ky është momenti ynë, nuk dua të them asnjë gjë që të ndihesh keq, e rëndësishme është që në të ardhmen kemi vend tëk njëri tjetri.
Mevlani: Kur fillove të jesh më e ftohtë ndaj meje filloi të më hynte xhelozia, ishte diçka e re për mua edhe besim nuk kisha totalisht.
Filloreta: Unë nuk të dhashë asnjë arsye që ti të ndiheshe ashtu. Me atë fytyrë të bardhë që kam ardhur do të dal. Në të ardhmen nëse të bie rruga mund të vish të ftoj në Zvicër. Nuk dua që kjo eksperiencë të përfundojë me aq.
Filloreta: Unë kam qejf që kjo eksperiencë të përfundojë me kaq, ti ke vend edhe në të ardhmen më u njoh pak më shumë sepse tani na ka ardhur mundësia.
Mevlani: Po të dridhen duart, ke emocione? E njëjta gjë vlen edhe nga ana ime. Ti do kesh vend gjithmonë edhe nëse ne nuk arritëm të përputhemi në këtë emision, kjo nuk do të thotë që në nuk mund të kemi shoqëri apo një përputhje në të ardhmen prandaj kam dëshirë që ti mbajmë kontaktet dhe të vazhdoj të jem kaq i mirë sa jam tani jo si kam qenë dikur. Edhe nëse një ditë do të vij në Zvicvër ti je e para që do të thirr. Unë nëse e jap fjalën e mbaj.
Konkurrentja e ‘Përputhen’, Filloreta, e cila është vajza e fundit që ka hyrë në program dhe në hyrje të saj deklaroi se është aty vetëm për Mevlanin, ka vendosur të lërë emisionin ditën e sotme.
E pyetur nga komentuesit në ‘Instagram’, ajo u shpreh se nuk është e penduar se ka hyrë aty vetëm për Mevlanin dhe se i lë atij derën e hapur për mundësi tjetër edhe jashtë programit.
A ia ke falur gjërat me Efin?
Filloreta: Janë momente që nuk mundem me i fal lehtë sepse mund të përsëriten. E vlerësoj ndryshimin e qendrimit të tij.
Cilat janë planet pas sezonit?
Filloreta: Unë vazhdoj jetën, punën. Ndoshta një herë në muaj mund të vij këtu. Kjo është një eksperiencë por gjërat e mia vazhdojnë.
A je penduar që ke hyrë në në program për Mevlanin?
Filloreta: Nuk jam penduar për asgjë sepse është eksperiencë e re. Kam marr diçka nga çdo njeri këtu e vlerësoj shumë, faleminderit për mundësinë. Në të ardhmen time mund të ketë një derë të hapur.
A ja vlejti?
Filloreta: Patjetër që po jam e lumtur që jam këtu.
Ndërkohë, konkurrenti i dy sezoneve të ‘Përputhen’ Mevlan Shaba ka marrë vendimin të largohet ditën e sotme nga programi i vetëm.
I pyetur nga komentuesit se cila ka qenë vajza që ka pëlqyer më shumë, Mevlani u shpreh se Ana Gjini ka qenë vajza që e tërhequr më shumë por nuk i është dhënë mundësia e takimeve me të pasi hyri vonë në ‘Përputhen’
Mevlani u shpreh gjithashtu se në sezonin e parë është ndjerë më mirë me vajzat sesa në sezonin e dyte.
Sa i sinqertë ke qenë me Efin?
Kam qenë 100 përqind i sinqertë.
Kë ke pëlqyer më së shumti në Përputhën?
Mevlani: Si person më ka mahnitur Ana Gjini por nuk kisha mundësi të dilja me të. Po të mos kishte krijuar raportin me Brunon do të isha afruar më shumë me të, erdha me vonesë dhe nuk mu dha mundësia. Edhe kur më pyesin kam thënë që ajo ka qenë një ndër vajzat që mua më kanë pëlqyer.
Më të mira vajzat e sezonit të parë apo të dytë?
Mevlani: Sigurisht që me të sezonit të parë sepse jam ndjerë më mirë me Antonelen dhe Ledianën.
A ndihesh i zhgënjyer dy sezone i pa përputhur?
Mevlani: Nuk është fundi i botës jam akoma djalë i ri. Ka njerëz që martohen herët dhe ndahen, më mirë vetëm se me personat e gabuar, jam i lumtur single derisa të vijë personi i duhur,
Nëse të bëhet ftesë sezonin tjetër?
Mevlani: Nuk i dihet do ta shohim.