“Do të kishte qenë një tragjedi për familjen time!”, Amos Zaharia rrëfen aksidentin që i ndodhi

“Do të kishte qenë një tragjedi për familjen time!”, Amos Zaharia rrëfen aksidentin që i ndodhi

May 11, 2022 0

Aktori i njohur Amos Zaharia është përfshirë në një aksident të rëndë automobilistik mbrëmjen e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës.

Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar dhe Amosi është shëndosh e mirë ndonëse ka pasur dëme të konsiderueshme materiale. Aktori postoi në llogarinë e tij në Instagram fillimisht një story ku shkruan: “O Zot faleminderit”, duke e lënë të paqartë për ndjekësit se çfarë kishte ndodhur.

Më tej ai ka publikuar një foto të lajmit të aksidentit të ndodhur, ku sërish ka falendëruar Zotin. “Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës. Përplaset BMW, kalon trafikndarëse”- shkruhej në lajmin në fjalë.

mosi ka folur pas aksidentit që mund të kishte rezultuar fatal duke thënë se automjeti i aksidentuar ka “fluturuar” pranë makinës që drejtohej nga ai.

“Automjeti fluturoi sipër automjetit tim. Po të kisha qenë dy metra prapa do të kishte qenë një tragjedi për familjen time. Më ka ruajtur Zoti”- tha ai për “Eterna News.”

Pamjet nga aksidenti tregojnë se automjeti ka përshkuar trafikndarësen duke kaluar në sensin e kundërt të rrugës.

Ngjarja e rëndë vjen pak ditë pasi aktori u bë kryefjalë e mediave mbi një rrëfim shumë personal ku foli në lidhje me jetën e tij private pas ndarjes së bujshme me këngëtaren Gigliola Haveriku vitin e kaluar. Në një intervistë për “News 24”, aktori tregoi se ka vendosur që mos të rrëfejë më asgjë në lidhje me jetën e tij private, pasi prej 6 vitesh nuk i ka fshehur asgjë publikut. Ai shtoi se “realisht dëshiron të ketë një jetë të tijën personale.”

34-vjeçari foli gjithashtu në lidhje me familjen, duke theksuar se është ende i ri dhe ka ende kohë për ta ndërtuar. Sipas aktorit nuk ka një moshë fikse se kur është koha e duhur për të krijuar familje, por njeriu ka nevojë për eksperienca për të zgjedhur më mirë në të ardhmen.

Sa i përket nisjes së karrierës së tij si aktor, ai tregoi filmi “Shenjtore” mund të konsiderohet si pika e nisjes së karrierës së tij. “Rolin e parë e kam bërë 12 vjeç por ishte një eksperiencë e pandërgjegjshme. Luaja me personazhe të rëndësishme të aktrimit por për mua ishte shumë herët për ta kuptuar nëse kjo ishte gjëja që doja. Por kur bëra filmin “Shenjtore” pashë reagimin e publikut që më shtrënguan dorën, mendova që mbase kjo mund të ishte një alternativë e imja. Pika e nisjes le të themi.”- tha ai.