Zyrtari i Pentagonit flet rreth UFO-ve para Kongresit amerikan, për herë të parë në 50 vjet
May 18, 2022“Një numër në rritje” i objekteve të panjohura janë parë në qiell gjatë njëzet vjetëve të fundit, tha një zyrtar i Pentagonit para ligjvënësve amerikanë të martën, por nuk konfirmoi ekzistencën e jetës jashtë Tokës.
Për herë të parë në më shumë se 50 vjet, Kongresi amerikan mbajti një dëgjim publik mbi “dukuri të paidentifikuara në ajër”.
“Që nga fillimi i viteve 2000, ne kemi vërejtur një numër në rritje të gjësendeve të paidentifikuara”, tha Scott Bray, zëvendësdrejtor i inteligjencës për Marinën e SHBA-së.
Ai vuri në dukje se nuk kishte zbuluar asgjë “që do të tregonte se këto fenomene e kishin origjinën jashtë Tokës”. Por ai nuk e përjashtoi një mundësi të tillë, raporton theguardian.
Në qershor të vitit 2021, shërbimi i inteligjencës amerikane deklaroi në një raport të shumëpritur se nuk kishte prova për ekzistencën e alienëve, duke pranuar megjithatë se dhjetëra fenomene të zbuluara nga pilotët ushtarakë nuk mund të interpretoheshin.
Disa mund të shpjegohen me praninë e dronëve ose zogjve që ngatërrojnë sistemet e radarëve ushtarakë amerikanë. Të tjera mund t’i atribuohen testimit të pajisjeve dhe teknologjisë ushtarake të kryera nga fuqi të tjera si Kina dhe Rusia.
Ushtria dhe shërbimi i inteligjencës amerikane duan të përcaktojnë para së gjithash nëse këto “fenomene të paidentifikuara ajrore” mund të lidhen me kërcënimin ndaj Shteteve të Bashkuara.
“Fenomene të paidentifikuara në ajër mund të jenë një kërcënim për sigurinë kombëtare”, paralajmëron demokrati Andre Carson, kryetar i komisionit parlamentar që organizoi seancën. revista.one/