Atentati tek lokali i Noizy-t/ Me kapele dhe me çantë, ky është autori i plagosjes së Ardit Kërtushës

Atentati tek lokali i Noizy-t/ Me kapele dhe me çantë, ky është autori i plagosjes së Ardit Kërtushës

May 17, 2022 0

Ky është autori i cili qëlloi me armë zjarri mbi Ardit Kërtushën një ditë më parë në Durrës.

Ish-kandidati për kreun e PS po qëndronte në ambjetet e një lokali ku një përson i është afruar në tavolinën e tij duke hapur menjëherë zjarr.

Në deklarimet e tij paraprake ai është shrehur se personi në fjalë mbantë një kapuç dhe një çantë në të cilën Brenda saj kishtë edhe një tjeter armë zjarri.

Sipas tij autorit ishte i pajisur me 2 pistoleta ku njëra prej tyre i është bllokuar. Kërtusha ka deklaruar se sapo ka parë që autori ka qëlluar në drejtim të tij ai është larguar me shpejtësi duke iu shmangur plumbave.

31-vjeçari Kërtusha sipas policisë ka marrë një plumb në këmbë për të cilën po trajtohet pa rrezik për jetën.

Ardit Kërtusha ka mbajtur disa poste drejtuese në administratën lokale në Durrës, në vitin 2020 kandidoi për drejtimin e degës së Partisë Socialiste.

Ai më pas u tërhoq nga gara duke hedhur akuza të forta ndaj drejtuesve të selisë rozë dhe ish-kryebashkiakut Vangjush Dako.

Në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, iu bashkua Partisë Demokratike, asokohe të drejtur nga Lulzim Basha.