“Më tallte prej kohësh”, ky është oficeri i Policisë që shtiu mbi kolegun në Komisariatin 3 në Tiranë
May 24, 2022Ky është oficeri i Patrullës së Përgjithshme që mbrëmjen e sotme (23 maj 2022) vrau kolegun brenda në komisariatin nr 3 në Tiranë.
Ngjarja u regjistrua brenda në ambientet e Komisariatit Policisë Nr 3, në rrugën”Mine Peza” në Tiranë.
Oficer i Patrullës së Përgjithshme Ludian Zaimi, qëlloi me armën e shërbimit oficerin tjetër të Patrullës, Çaush Saliasin
Policia ka ushtruar kontroll në makinën e oficerit 25 vjeçar por deri tani burimet bëjnë me dije se nuk kanë gjetur asnjë gjë të ndaluar.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranës ka ngritur grup të posaçme hetimor për zbardhjen e ngjarjes
Dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë ka qenë një konflikt banal, ku si pasojë Zaimi ka qëlluar 5 herë me armën e shërbimit drejt Saliasit.
Saliasi humbi jetën në spital.
revista.one/