(FOTOT) Bora Zemani dhe Donald Veshaj na tregojnë edhe një herë se janë ribashkuar

(FOTOT) Bora Zemani dhe Donald Veshaj na tregojnë edhe një herë se janë ribashkuar

May 23, 2022 0

Një tjetër detaj i ribashkimit mes Donaldit dhe Borës janë dhe fotot e postuara së fundmi nga moderatorja Zemani, e cila ndodhet në jug të Shqipërisë duke pushuar, ku ajo është shfaqur e veshur me bikini dhe në formë të mirë.

Nga ana tjetër aktori po ashtu postoi disa foto në jug të Shqipërisë javën e kaluar, duke mos lënë vend për dyshim, por fansat e tyre e kanë kuptuar ktë gjë pasi kanë krahasuar fotot e të dyve duke parë që të dy kanë qënë në të njëjtin vend të ngjashëm dhe kanë përdorur të njëjtin editim fotosh. Mesa duket as këtë herë ky detaj nuk i ka shpëtuar fansave.

Bora Zemani dhe Donald Veshaj prej kohësh janë vënë në qëndër të vëmendjes duke mbajtur publikun në ankth se çfarë po ndodh tashmë me marrëdhënien e tyre që mbas daljes së Donaldit nga shtëpia e “Big Brother Vip”.
Ata u komentuan së shumti teksa u panë afër njëri- tjetrit duke biseduar në eventin e stilistit Valdrin Sahiti ku të dy ishin të ftuar.
Takimi mes tyre në këtë event bëri që fansat të mendonin se mes tyre ka ndodhur një ribashkim. revista.one/