Tragjedia nga korrenti, Universiteti mesazh ngushëllimi për 19-vjeçaren nga Fushë-Arrëzi
May 30, 2022Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës ka bërë një reagim pas vdekjes së 19-vjeçares Sidorela e Kola pasi ra në kontakt me rrymën elektrike, së bashku me të motrën dhe të ëmën që fatkeqësisht dhe këto të fundit humbën jetën.
Në një postim në në faqen zyrtare të Universitetit në Facebook, shkruhet thuhet se Sidorela ishte një studente e shkëlqyer, ndërsa i kanë shprehur ngushëllime familjes Kola.
Po ashtu kanë njoftuar se po mbledhin kontribute për t’i ardhur në ndihmë familjes.
Postimi i plotë:
“Me hidhërim të thellë morëm vesh lajmin e ndarjes nga jeta të studentes sonë të shkëlqyer Sidorela Kola, motrës dhe nënës së saj. Kjo tragjedi e madhe ka tronditur shokët, pedagogët, mbarë komunitetin tonë universitar. Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Kola dhe miqtë.
Falenderoj Fakultetin e Biznesit për homazhet që po zhvillojnë për Sidorelën dhe iu bëj thirrje të gjithëve t’i bashkohen nismës së tyre për mbledhjen e kontributeve për familjen Kola.
Mendjet e lutjet tona janë me ta!
Prof. Dr. Kseanela Sotirofski Rektor”
Ka qenë një defekt elektrik në lavatriçe që solli vdekjen fillimisht të njërës vajzë dhe më pas motrës dhe nënës së tyre. Për shkak të defektit të lavatriçes linjat hidraulike prej metali kane përcjell energjinë dhe tek dushi, kohe që ka perkuar me çastin kur vajza e madhe Sidorela ka qenë në dush. Ky është konkluzioni i arritur nga një grup ekspertësh të ardhur nga Tirana që kanë hetuar shkaqet e tragjedisë.
Nga thirrjet e saj ka shkuar motra. Edhe e motra ka rënë në kontakt me energjinë sapo ka prekur dorezën e derës së tualetit, dhe për pasojë ka humbur jetën. Duke dëgjuar zhurmat dhe ulërimat, nëna e tyre i ka shkuar për ndihmë, por fatkeqësisht ka rënë edhe vetë në kontakt me energjinë, duke humbur jetën në vend. revista.one/