Pas arrestimit të vëllait/ Publikohet video e reperit “Buta” në avion, arratiset për në Angli?

Pas arrestimit të vëllait/ Publikohet video e reperit “Buta” në avion, arratiset për në Angli?

May 30, 2022 0

Qëndrim Januzi, vëllai i reperit Buta, dyshohet se qëlloi për vdekje 30-vjeçarin Gazmend Hyseni pak pas mesnatës së të premtes.

Lajmi ka bërë xhiron e mediave sociale, teksa nuk ka patur asnjë reagim zyrtar nga Buta. Madje, dyshohet se ai është nisur për në Angli. Në rrjetet sociale është publikuar një video që tregon reperin në avion.

Reperi ka vendosur një kapele teksa shihet i vetëm. Megjithatë, nuk dihet me saktësi se kur është bërë kjo video.

Gjykata Themelore e Ferizajt i ka caktuar 30 ditë paraburgim svëllait të reperit. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, zbuloi dje se Januzi ndodhet në spital ku edhe është duke u trajtuar.

Nga ana tjetër, avokati Kastriot Zenuni ka thënë se klienti i tij cili është i dyshuar për vrasjen e Gazmend Hysenit nuk është në gjendje shëndetësore shumë të mirë. Në një bisedë për ‘Gazetën Express’, Zenuni ka zbuluar se seanca për caktimin e paraburgimit ndaj tij është mbajtur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).  Qëndrim Januzi ka lëndime kryesisht në nofull. Policia ka njoftuar se i dyshuari është plagosur nga një zyrtar policor në detyrë i cili në ato momente ishte me rroba civile. Policia njofton se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ishte vetë Buta, që gjatë një interviste për T7 në vitin 2018, foli për të shkuarën e errët të vëllait të tij. Ai rrëfeu se Qëndrim Januzi kishte bërë 3 vite burg për tentativë vrasje dhe ishte liruar në vitin 2016.