“Kur të kalosh moshën 40 vjeçe…”, ish-konkurrentja e ‘Për’puthen” e vë në siklet/ Bora Zemani: Për mua ka qenë e vështirë…
June 3, 2022Prej dy vitesh Bora Zemani ka moderuar “Për’puthen”, që ka patur shumë sfida për të. Por problemi më i madh i moderatores ka qenë me konkurrentën mbi 40 vjeç.
Kështu ka thënë vetë ajo ditën e sotme teksa ndodhej në studio me ish-pjesëmarrësit e “Për’puthen 40+” për të diskutuar lidhur me dinamikat e programit dhe se si po vazhdon jeta e tyre.
Mes të pranishmeve ka qenë edhe një nga konkurrentet më të përfolura të atij edicioni, Luli. Kjo e fundit po i jepte disa këshilla Borës lidhur me jetën seksuale pas moshës 40-vjeçare. “E kam shijuar, e kam thënë, e them dhe do e them. Bora kur të kalosh moshën 40-vjeçare do thuash: “Ka qenë një konkurrente e çmendur por paska patur të drejtë.” Pas moshës 40 vjeçare fillon dashuria dhe seksi. E bën seksin me ndjenjë. Unë për veten kështu e kam bërë.”
Ndërkohë, Bora nuk e zgjati shumë këtë temë por rrëfeu se sa e vështirë ka qenë për të të drejtonte “P’ërputhen 40+”. “Për mua ka qenë shumë e vështirë në fakt që të drejtoja këtë program me konkurrent mbi 40 vjeç sepse nuk dija si të pyesja dhe komunikoja me njerëz që ishin dyfishi i moshës sime”.- tha ajo. revista.one/