(VIDEO) Atentati në Shkodër/ Ekzekutohet Naim Bajri, plagoset punëtori i tij, ishin në kafe

(VIDEO) Atentati në Shkodër/ Ekzekutohet Naim Bajri, plagoset punëtori i tij, ishin në kafe

June 3, 2022 0

Atentat ndaj Naim Bajrit mëngjesin e sotëm në Shkodër. Viktima ishte tregtar peshku në markaten e lagjes “Rus”. Sipas informacioneve, viktima ka qenë duke pirë kafe me punëtorin e tij në momentin që e kanë qëlluar e si pasojë e të shtënave, i plagosur ka mbetur edhe punëtori. Ndaj Bajrit dhe punëtorit raportohet të jetë qëlluar nga një automjet 10 herë.

Breshëria e plumbave ka rezultuar fatale për Bajrin, i cili ka mbetur i vdekur në vend. Kurse, i plagosur lehtë, jashtë rrezikut për jetën,  ka mbetur punonjësi i tij 58-vjeçari Astrit Zeneli, banues në fshatin Dobraç.  Kujtojmë se Bajrit i kanë vrarë të birin para 20 viteve. Më konkretisht në 2001, u vra djali i tij 21-vjeçar, Indrit Bajri.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shkodrës ka dhënë informacion zyrtar për vrasjen që tronditi mëngjesin e sotëm Shkodrën.

Rreth orës 07:20, në vendin e quajtur “Merkata e Rusit”, në lagjen “Partizani”, Shkodër, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi N. B., 68 vjeç, banues në fshatin Dobraç, Shkodër dhe ka mbetur i plagosur lehtë, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi A. Z., 58 vjeç, banues në fshatin Dobraç, Shkodër.

Gjithashtu në livadh, në lagjen “Guerrile”, Shkodër, është gjetur i djegur një mjet që dyshohet të jetë përdorur nga autorët.

Janë ngritur pika kontrolli dhe po vijon krehja e zonës nga Policia vendore dhe FNSH Shkodër, si dhe janë nisur në drejtim të Shkodrës, grupe të RENEA-s. revista.one/