” Se mos…”, Arjan Konomi ia thotë në sy Bora Zemanit për Donald Veshajn
June 11, 2022Në këtë puntatë të Për’puthen si asnjëherë ishin vetëm moderatorja Bora Zemani dhe opinionisti Arjan Konomi.
Dyshja komentuan dhe diskutuan momentet më pikante që prej fillimit të sezonit. Në përfundmim të kësaj bisede Bora dhe Arjani shkëmbyen një përqafim “lamtumire”. Nga puntatat me konkurentët shpeshherë e kemi parë Arjanin të “thumbojë”. Këtë herë ai nuk u kursye as me moderatoren, Zemani.
“Se mos na vjen në ndonjë nga studio e tjera,”-i drejtohet opinionisti Borës, duke iu referuar ndonjë pjesëmarrje të saj në emisionin e Donald dhe Romeo Veshajt “Më lër të flas”.
“Jo,”-është përgjigjur ndër dhëmbë Bora teksa buzëqeshte.
Ndlrkohë Arjani e pyet në qoftëse ka menduar ndonjëherë për situatën e saj teksa shikonte takimet në studio, ku ajo i është përgjigjur tepër e emocionuar duke thënë thjesht ”PO”, pra mesa duket këto takime e kanë përhumbur Borën në historinë e saj por menjëherë është rikthyer duke parë dritën e kuqe dhe e përqëndruar në punën e saj.
Ju kujtojmë që në puntatën kur ishte i ftuar në “Më lër të flas” në përfundim të emisionit, Gjiko konfirmoi edhe ribashkimin e Donald Veshajt dhe Bora Zemanit.