“Kam video”/ Xhafer Thaqi: Konkurrentja e ‘Për’puthen’ bën marrëdhënie treshe; Olsa manipuloi Astritin; Donaldi më “përgjon” storiet, ndërsa Bora më trajton…

“Kam video”/ Xhafer Thaqi: Konkurrentja e ‘Për’puthen’ bën marrëdhënie treshe; Olsa manipuloi Astritin; Donaldi më “përgjon” storiet, ndërsa Bora më trajton…

June 11, 2022 0

Xhafer Thaqi, i ftuar në fundmi në emisionin e moderatores Ester Bylyku ‘Glamour Zone’ në TV ORA, ka zbuluar plasur disa skandale.

Ai tha se një konkurrente e Përputhen ka bërë orgji.

Ester Bylyku: Cila është prapaskena më e çuditshme që ke parë?

Xhafer Thaqi: Kam parë videon e një vajze të Përputhen duke kryer marrëdhënie me 2 meshkuj. Njëri është reper dhe tjetri është i martuar. Më vjen inat që ajo bën moral për ndershmëri, dhe nga ana tjetër kryen marrëdhënie treshe.

Ester Bylyku:  Reperi a ka qenë i ftuar në emisionin tim?

Xhafer Thaqi: Se di, nuk ta them (qesh)

Xhafer Thaqi plas skandalin: Publikon videon si i ‘manipulon’ Olsa konkurrentët

Xhaferi ka publikuar për herë të parë një video.

Në të shfaqet një tjetër ish-konkurrent Astriti, i cili po bisedon në telefon me autoren e programit Olsa Muhameti.

Në video dëgjohet Olsa Muhameti, e cila shprehet se ka prere pjesë nga Përputhen, në mënyrë që t`i ruajë ‘si surprizë’ për Prime.

Gjatë videos, Olsa dëgjohet duke mësuar Astritin si të sillet, ‘surprizën’ që duhet t`i bëjë Rrushes. Xhaferi u shpreh se Astriti nuk ka qenë në dijeni të xhirimit të kësaj video.

Sipas Xhaferit gjatë kohës që Olsa i tha Astritit të surprizonte Rrushen me një këpucë, nga ana tjetër i tha Rrushes (pa dijeninë e Astritit) të refuzojë këpucën për show.

Bora Zemani më trajtoi si fëmijë’ Xhafer Thaqi shpërthen ndaj moderatores

Ai ka rrëfyer për herë të parë një skenë të pakëndshme me moderatoren Bora Zemani.

Ester Bylyku: Më trego një moment që Bora ka vend për të dëshiruar te ty.

Xhafer Thaqi: Ka qenë një rast që gjatë debati që ajo ma bën me shenjë të mbyll gojën. Atje unë shpërtheva më keq. Unë nuk jam fëmijë, që të më bëjë ajo ato gjeste. Përveç këtij rasti nuk kemi patur probleme të tjera. është treguar korrekte me mua.

‘Donald Veshaj më gjurmon në Instagram’ Xhafer Thaqi publikon faktet

Xhafer Thaqi tha se Donald Veshaj e gjurmon në Instagram atë dhe faqet e fansave të tij.

I pyetur nga Ester, pse ka thënë se nuk e njeh Donaldin, Xhaferi publikoi foton dhe u shpreh: ‘Nuk e njoh unë atë, më njeh ai mua. Shiko si më sheh storyt në Instagram mua dhe faqeve të fansave të mi.’