E krijoi Rihanna/ Dekolteja për të pasmet është në trend, por vetëm për më të guximshmet
June 12, 2022Vajzat emocionohen nga një trend i ri që nuk është për të gjitha!
Veshjet për femra po bëhen gjithnjë e më të pakta dhe më të vogla, sidomos kur bëhet fjalë për rrobat e veshura nga të famshmet.
Këngëtarja Rihanna kohë më parë ka nisur një trend të ri, kur në kuadër të koleksionit të markës së saj Savage x Fenty ka nisur të shesë pizhame që kanë një prerje në të pasmet dhe zbulojnë pothuajse të gjitha.
Modele të tilla shiteshin për rreth 50 dollarë dhe ndërkohë që shumica në rrjetet sociale pyesnin se çfarë do të vishte kushdo me pizhame me prerje në të pasmet. Kështu “dekolteja e të pasmeve” është kthyer në trend.
Modelja Sarah Louise është vënë në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale pasi ka postuar një foto ku shfaqet me një fustan të gjatë portokalli, i cili ka një shprehje në lidhëset e pasme dhe pjesërisht zbulon të pasmet.
Njerëzit u çmendën për këtë veshje duke thënë se ishte “niveli tjetër”, dhe shumë vajza shkruanin se ishin të “fiksuara” pas kësaj veshjeje sfiduese.
Megjithatë, ajo nuk është e vetmja që ka guxuar të sjellë diçka të tillë. Në Instagram, modelja ka pozuar me xhinse me prerje të gjerë, të cilat kanë të çara në të pasmet dhe zbulojnë pak.
Përsëri, njerëzit ishin të emocionuar, gjë që mund të shihet nga komentet se duket “shumë e lezetshme” dhe emotikonet e zjarrit.
revista.one/