(VIDEO) Makina me tri vajza bie në kanalin me ujë, po shkonin në plazhin e Tales

(VIDEO) Makina me tri vajza bie në kanalin me ujë, po shkonin në plazhin e Tales

June 12, 2022 0

Një aksident është shënuar këtë të diel në Lezhë. Dy vajza kanë arritur të dalin në kohë nga makina me të cilët po udhëtonin, para se mjeti të zhytet në kanalin në anë të rrugës.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e plazhit Shënkoll-Tale. Mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal, ndërkohë që banorët e zonës kanë ndihmuar vajzat të dalin me shpejtësi, duke u shpëtuar të dyjave jetën.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që grupi hetimor është në vendngjarje.

Ndërkohë, një tjetër aksident është regjistruar në Kune ku një motor është përplasur me një makinë dhe për pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorit, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.