“Iu jam kthyer keq”/ Monika Lubonja mbron Donaldin, ndërsa ironizon dasmën e Ilirit: Më çuditi Sabiani, unë zëre se isha
June 21, 2022Aktorja Monika Lubonja e pyetur pse nuk shkoi në dasmën e Ilir Shaqirit, nuk i kurseu ironitë duke thënë se kërcimet dhe atmosfera nuk ishin diçka e re për të.
“Sabiani tha që do jem më bëri çudi. Besoj se nuk kam humbur gjë të madhe sepse me sa pashë po atë lloj kërcimi po atë lloj gjëje e pashë në Big kështu që zëre se isha.”- tha Monika.
Në një intervistë ajo u ndal te trekëndëshi Bora-Donald-Beatrix, duke thënë se mes këtyre dy të fundit pati me të vërtetë kimi gjatë reality-shout. Ndërsa sa i përket çiftit Bora-Donald, Monika u shpreh se po i ngjajnë shumë telenovelave turke dhe janë bërë të mërzitshëm. Sipas saj e gjitha po bëhet për marketing.
Mbrëmjen e sotme ajo sqaroi qëndrimet e saj në lidhje me Donaldin, Borën dhe Beatrix, duke zbuluar edhe reagimit që ka marrë nga ndjekësit e tyre.
“Unë në një farë mënyre e shikoj si të tmerrshme. Monika është një artiste që nëse e ftojnë do t’i shkojë. Nëse më thërret Donaldi unë do t’i shkoj, unë Donaldin e kam xhan e kam njohur shumë kohë më parë. Dhe më ka ndodhur disa herë që iu jam kthyer fansave me profile fallco. Vinin fansat e Ilirit, ikën ata vijnë fansat e Donaldit, vijnë fansat e Triksës: “Pse vajte tek emisioni i…” Bigu ka mbaruar, Monika ka të drejtë të shkojë ku të dojë, unë jam një njeri shumë i lirë. Sa i përket thënies time “serial turk” mendoj që ne fokusohemi pas serialeve turke. Filmi është si metaforë që unë si artiste kam dëshirë t’i bëj të bukura. Të thuash që ne shikojmë një telenovelë të bukur… nuk kishte asnjë gjë. Edhe sot po ti bie telefonit të Donaldi do më thotë që e kemi lënë për një kafe.”– tha ajo në “Natë me Aulonën.”
Ndër të tjera ajo u pyet edhe në lidhje me sy ish-banorët shumë të komentuar të “Big Brother Vip”, Ilir Shaqirin dhe Sabinain. E pyetur pse nuk shkoi në dasmën e Ilirit, Monika nuk i kurseu ironitë duke thënë se kërcimet dhe atmosfera nuk ishin diçka e re për të.
“Sabiani tha që do jem më bëri çudi. Besoj se nuk kam humbur gjë të madhe sepse me sa pashë po atë lloj kërcimi po atë lloj gjëje e pashë në Big kështu që zëre se isha.”- tha Monika.