Kush është djali që i ka rrëmbyer zemrën Alvisa Qarrit? Ish-konkurrentja e Për’puthen flet nga Barcelona

Kush është djali që i ka rrëmbyer zemrën Alvisa Qarrit? Ish-konkurrentja e Për’puthen flet nga Barcelona

June 22, 2022 0

Ish-konkurentja e emisionit “Për’puthen”, Alvisa Qarri gjen dashurinë e saj. Ajo ka postuar disa foto së fundmi, ku duket se po shijon disa ditë pushime në qytetin e Barcelonës. Por ajo çfarë ra në sy ishte fotoja me një mashkull misterioz në të cilën Alvisa shkruan “të dua”. Megjithatë ajo nuk e ka zbuluar identitetin e tij akoma duke marrë parasysh se mund të jenë në fillimet e lidhjes së tyre.

Alvisa dhe Bashkimi ishin çifti i parë që dolë nga emisioni i “Për’puthën 3”, dhe gjatë intervistave të ndryshme ku shprehnin ecurinë e lidhjes së tyre, dukej sikur çdo gjë po shkonte shumë mirë. Por kjo nuk zgjati shumë pasi lajmi i ndarjes erdhi nga ana e Bashkimit . 

Para disa kohësh Alvisa Qarri është përballur me një tjetër ngjarje të pakëndshme, ku i është vjedhur llogaria e saj e “Instagram”-it. Personi që ka bërë këtë, ka postuar disa nga bisedat e saj me konkurrentët dhe ish-konkurrentët e tjerë të emisionit, duke zbuluar një sërë detajesh lidhur me të pathënat e tyre që i kanë habitur të gjithë fansat. 

Ndërkohë në një video, të publikuar këtë mbrëmje ajo shprehet se nuk ishte i dashuri, por babai. Teksa është shfaqur sërish krah tij Alvisa shprehet se ‘Të dua i them vetë babit dhe do i them vetëm atij për një kohë të gjatë.”

revista.one/