“Ndërkohë që të gjithë merren me virgjëritetin tim unë…”/ Fifi paralajmëron…

“Ndërkohë që të gjithë merren me virgjëritetin tim unë…”/ Fifi paralajmëron…

June 29, 2022 0

Filloreta Raçi dhe Zhaklina Lekatari u përfshinë në një debat virtual pasi opinionistja u shpreh në rrjetet sociale se ndihej e neveritur nga deklarata që këngëtarja kishte bërë për partnerin e saj në Instagram.

“Më fal që nuk jam ruajtur për ty”ishte fraza që irritoi më së shumti Zhaklinën e cila u shpreh se Fifi po jep mesazhin e gabuar për vajzat e reja pasi ato nuk duhet të ruhen për dikë që t’i dinë vlerat vetes së tyre. Vazhduan më pas replikat mes këngëtares dhe opinionistes.

Ndërkohë, këngëtares duket se nuk i ka dalë ende inati i debatit me gazetaren, teksa ditën e sotme ajo ka postuar në profilin e saj një foto dhe krahas saj shkroi:

“Ndërkohë që të tjerët po merren me virgjeritetin tim, une po paralajmëroj që për nja 5-6 ditë del ni super Djegie me ereza “Tallavaje” lol”– paralajmëroi Fifi duke ironizuar kështu fjalët e Zhaklinës teksa e cilësoi artisten si një “këngëtare tallavaje”.

revista.one/