Adelina Berisha të mërkurën sjell duetin me njërin nga banorët e BB VIP

Adelina Berisha të mërkurën sjell duetin me njërin nga banorët e BB VIP

June 29, 2022 0

Adelina Berisha përgatit projektin e ri muzikor, i cili pritet të jetë bashkëpunim.

Javë më parë, këngëtarja publikoi fotografi në rrjetet sociale nga xhirimet e videoklipit muzikor, në të cilat shfaqej atraktive.

“Mezi pres ta publikoj këngën time të re”, shkruante në përshkrim artistja e njohur edhe për figurën joshëse trupore.

Kënga e re e Adelinës do të publikohet nesër (e mërkurë) dhe do të jetë duet.

Adelina do ta sjellë këtë këngë verore në bashkëpunim me njërin nga banorët e edicionit të parë të ‘Big Brother VIP’. 

Xhirimet e klipit kanë përfunduar dhe gjithçka është gati për një hit veror.

Se a do të jetë Fifi, Beatrix, Sabiani apo Big Mama, mbetet të shihet në surprizrën që ka përgatitur këngëtarja prishtinase

revista.one/