Kush është 28-vjeçarja shqiptare që u kap nga paparacët me futbollistin Nicolo Zaniolo/ Flet parukierja: Isha në jaht…
July 3, 2022Futbollisti i Romës, Nicolò Zaniolo, është marrosur pas një shqiptareje. Ka qenë revista “Chi” që ka publikuar fotot sensuale të sportistit dhe parukieres shqiptare, Kejdis Bardhi. Të dy shfaqen gjatë një udhëtimi me një jaht në ujërat e Ponzës.
Sytë vigjilentë të paparacëve të revistës së Alfonso Signorinit, nuk mund t’i shpëtonte vajza seksi në krah të futbollistit në brigjet e Ponzë. Në pozat e publikuara të dy argëtohen dhe bëjnë banja dielli, duke u përqafuar dhe duke u dukur të afërt me njëri-tjetrin. Megjithatë nuk ka asnjë puthje që zyrtarizon një lidhje të mundshme mes të dyve, të paktën për momentin. Ndonëse duhet thënë se parukierja bukuroshe është vajza e parë që vihet re përkrah Zaniolos pas përfundimit të lidhjes së tij.
Gazeta “Panorama” kontaktoi me Kejdisin, duke marrë prej saj për herë të parë një prononcim rreth fotove që janë shndërruar në kryefjalën e shtypit rozë në Itali. Në mënyrë ekskluzive, ajo pranon se ka qenë në jaht me sportistin e njohur, por shprehet se në fakt vajza në foto nuk është ajo.
“Më kanë kontaktuar shumë persona qëkur dolën fotot. Në fakt unë isha në jaht me miqtë e mi. Aty ka qenë edhe Zaniolo, por vajza në foto nuk jam unë. Ajo është një mikeshë e imja”. Është kjo deklarata e Kejdis, që vë në pikëpyetje jo vetëm mediat italiane. Megjithatë parukierja shqiptare nuk i mohon zërat se në fakt ajo është në një lidhje me futbollistin e mirënjohur italian, ndonëse në shkrepjen e famshme është mikesha e saj.
Kush është Kejdis Bardhi Vajza e pikasur në një varkë me Zanilon quhet Kejdis Bardhi. Sipas profilit të saj në “Instagram”, e ndjekur nga mbi 12 mijë ndekës, ajo është 28 vjeçe dhe është stiliste flokësh, e specializuar në ekstension. Në rrjetet sociale ajo ka disa foto nga java e kaluar që e portretizojnë atë tashmë me pushime në ishullin romak të Ponza-s, i njëjti ku u pa në shoqërinë e Zaniolo-s.
Bëhet me dije se vajza 28-vjeçare është me origjinë nga Rrësheni. Kejdisi jeton dhe punon në Terni. Ndërkohë që pasioni i Kejdisit për famën njihet nga njerëzit e saj të afërt, kjo pasi shpesh herë parukierja kishte tentuar të bëhej pjesë e formateve të ndryshme italiane që kanë në qendër promovimin e imazheve të reja. Duket se famën e kërkuar në programet italiane, ajo e ka gjetur me praninë e saj në jahtin e sportistit të mirënjohur.
Tashmë mediat italiane janë vënë në ndjekje të saj, për të zbuluar më shumë detaje nga jeta private, si dhe histori të shkuara që parukierja mund të ketë pasur me personazhe të famshme. Gjithçka dihet për Kejdis është fakti se adhuron sportet, udhëtimet si dhe famën në vendin fqinj. I vetmi kontakt i saj që është bërë publik, është mbesa e parukieres që e asiston në sallon që ajo ka në Romë.
Duhet theksuar se Kejdisi është 5 vite më e madhe sesa futbollisti i Romës. Nicolò Zaniolo është ndër personazhet më të njohur në Itali. I lindur në Massa (Toskanë) më 2 korrik 1999 Nicolò Zaniolo është një futbollist, sulmues ose mesfushor me kohë të plotë për Romën dhe për kombëtaren italiane.
Në vitin 2021 ai u bë baba për herë të parë: ish-e dashura e tij, Sara Scaperrotta, solli në jetë fëmijën e saj të parë, Tommaso. Të dy u ndanë disa muaj para se foshnja të lindte, por Zaniolo arriti të rikuperonte një marrëdhënie me të me kalimin e kohës.
revista.one/