“Më mungon…”, Arsimi nuk e fsheh më lidhjen me Anën

“Më mungon…”, Arsimi nuk e fsheh më lidhjen me Anën

April 2, 2021 0

Ana Lleshi dhe Arsim Abduli, të dy ish-konkurrentë të ” Për’puthen”, nuk e fshehin më lidhjen e tyre. Para disa ditësh, Ana e përcolli Arsimin në aeroport, pasi ai u largua për të qenë pranë djalit të tij.

Cifti po qëndron i ndarë për disa ditë, ndërkohë që duket se Arsimin e ka marrë malli që tani për Anën. I pyetur nga ndjekësit në InstaStory se cili person në Tiranë i mungon më shumë, ish-konkurrenti liston të parën “zemrën e tij”. Të dytët rendit djemtë e “Për’puthen” që i ka bërë shokë.

Fansat e pyetën se cila është “zemra e tij”, n

ndërsa Arsimi u përgjigj:

“Do ta zbuloni kur të vijë koha dhe pyetjet me Anën do të sqarohen.”

/revista./one/