(FOTO) Natalie Portman i bashkohet Rita Orës në premierën e filmit të partnerit të saj, dy yjet shkëlqejnë në Londër

(FOTO) Natalie Portman i bashkohet Rita Orës në premierën e filmit të partnerit të saj, dy yjet shkëlqejnë në Londër

July 6, 2022 0

Aktorja Natalie Portman dukej mahnitëse, teksa iu bashkua Rita Orës dhe Tessa Thompson në premierën e “Thor: Love and Thunder” në Londër.

Aktorja, dukej sensacionale me një fustan të shkurtëe të kuq pa rripa, që i nxirrte në pah këmbët e saj të gjata. Ajo e kombinoi veshjen e saj me një palë taka të larta të kuqe me rripa ndërsa e aksesoi edhe me disa unaza të kuqe në gishta.

Flokët i kishte kapur topuz të bukur me gërsheta, ndërsa kishte dhe një kurorë të bërë me trëndafila të kuq në kokë.

Fituesja e Oscar-it zgjodhi një rimel ngjyrë vjollce të errët dhe e përshtati me mjeshtëri grimin e saj me veshjen, me një buzëkuq të kuq.

Asaj iu bashkua ylli tjetër i filmit, Tessa, e cila u shfaq e veshur me një fustan të florinjtë. Fustani ishte me një të çarë të lartë që nxirrte në pah këmbët e tonifikuara të saj dhe çizme metalike ngjyrë ari.

Ndërsa ylli i popit Rita Ora mbërriti krah për krah me të dashurin e saj dhe regjisorin e filmit Taika Ëaititi, me një fustan të stilit të viteve 1920. Fustani i argjendtë ishte i stolisur me detaje me thekë dhe me diamante për shkëlqim.

Pjesa e sipërme e fustanit tregonte dekoltenë e Ritës, ndërsa e çara e lartë theksonte këmbët e saj të gjata. Ajo veshi gjithashtu një palë taka argjendi metalike dhe zgjodhi një palë vathë në stil llambadari diamanti.

revista.one/