“Nuk o ka ma qet”/ Mc Kresha dhe Luana Vjollca nxjerrin bashkëpunimin muzikor

“Nuk o ka ma qet”/ Mc Kresha dhe Luana Vjollca nxjerrin bashkëpunimin muzikor

July 6, 2022 0

Luana Vjollca dhe Mc Kresha kanë bashkëpunuar për projektin me titullin “Nuk o ka ma qet” që pritet të publikohet sot (e mërkurë).

“Nesër ora 18:00, ‘Nuk o ka ma qet”, ka shkruar Luana në mbishkrimin e postimit ku shihet në një imazh bashkë me reperin të shkëputur nga xhirimet e klipit të ri.

Në anën tjetër, Luana ka kohë që është larguar nga ekranet televizive duke mos treguar nëse po planifikon të rikthehet me ndonjë program të ri.

Përmes rrëfimeve që ka bërë prej javësh me projektin “Thuaje” duke prekur tematika të ndjeshme dhe sensibilizuese për shoqërinë, Luana po ashtu ka lansuar këngën për secilën pjesë të tij.

Prej vitesh moderatorja e njohur shqiptare, Luana Vjollca është fokusuar edhe në muzikë.

Ajo numëron disa këngë që kanë rezultuar mjaft të suksesshme dhe me sa duket nuk planifikon të ndalet. revista.one/