Pas përplasjes me reperin BMT, Stresi habit me kërkesën: Kam nevojë për një psikologe!!!
July 10, 2022Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin Stresi ka zbuluar se ka nevojë për një psikologe. Përmes një postimi në Instastory, Stresi ka ndarë kërkesën e tij pa dhënë detaje se pse ka nevojë për një psikologe.
Stresi më herët është përfshirë në një sherr me reperin Arben Simoni i njohur si BMT. Gjatë një lidhje live në Instagram, Stresi ka folur për këtë çështje, duke thënë se nuk e ka prekur me dorë kundërshtarin, por “njerëzit e tij” kanë marrë masa duke e sulmuar, për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme dhe sharjeve publike që i ka bërë.
“Ne i kemi inat kërcënimet, sepse kemi motra, vëllezër, nënë, baba, dalin nëpër Tiranë, ku iu merret vesh këtyre se janë njerëz të çmendur, kërcënojnë: ‘Do të vras’, ‘Po jetoj për të ardhur në Shqipëri për të të vrarë’, Ne kur e marrim vesh që janë në Shqipëri pastaj, veprojnë njerëzit se unë as nuk e kam prekur me dorë atë legen”.-është shprehur Stresi.
Stresi tha se organet e rendit merren me raste të tilla vetëm pas rrahjes, ndërkohë që sipas tij ai ia kishte dërguar më parë videot dëshmuese të kërcënimit Prokurorisë së Shtetit, por që askush nuk ishte marrë me rastin.
revista.one/