(VIDEO) “Më përplasi me dashje dhe më theu këmbën”, reperi G-Bani tregon aksidentin: Ka urrejtje ndaj shqiptarëve

(VIDEO) “Më përplasi me dashje dhe më theu këmbën”, reperi G-Bani tregon aksidentin: Ka urrejtje ndaj shqiptarëve

July 10, 2022 0

Këngëtari Arban Përlala, i njohur me emrin e artit G-Bani është aksidentuar në Angli. Lajmin për aksidentin e ka dhënë vetë këngëtari përmes një postimi në rrjetet sociale, ku zbulon se ka thyer këmbën. G-Bani zbulon se i është dashur të operojë këmbën dy herë.
Sipas artistit, ai është përplasur qëllimisht nga një makinë por policia vendase nuk e ka marrë në konsideratë vetëm për faktin që është shqiptar.
“Më aksidentuan me makinë, dikush më përplasi me dashje dhe më theu këmbën. Bëra operacion.

Kur unë jam në shtrat dhe nuk lëviz dot, ai që më përplasi është i lirë. Policia thotë se nuk kanë prova që e bëri ai aksidentin. Ai më përplasi me dashje. E di që në Angli nuk u intereson shumë. Kur morën vesh që isha shqiptar, nuk më pranuan as dëshmitarët.
Duhet të ndalojë kjo urrejtja ndaj shqiptarëve. Aksidenti ka ndodhur në Fulham më 22 qershor. Dëshmitarët nuk merren parasysh, se thanë që ngaqë janë shqiptarë edhe ata si unë, i kam shokë edhe nuk mund të merren për bazë,”, thekson ai.

revista.one/