Plazhi ku u mbyt 18- vjeçari “hero” nuk kishte roje bregdetare, tragjedia mund të shmangej 

Plazhi ku u mbyt 18- vjeçari “hero” nuk kishte roje bregdetare, tragjedia mund të shmangej 

July 14, 2022 0

Tragjedia në bregdetin e Durrësit, ku 18- vjeçari Anri Kashniku sakrifikoi jetën për të shpëtuar dy të mitur, mund të ishte shmangur. Burime bëjnë me dije se në momentin e ngjarjes, në plazh nuk ka pasur roje bregdetare. Edhe pse në zonë ka kulla, kur ndodhi ngjarja  e rëndë ato ishin bosh.

Me praninë e rojes bregdetare, tragjedia mund të ishte shmangur dhe i riu nuk do të kishte humbur jetën në përpjekjen për të shpëtuar dy 15-vjeçarët.Anri Kashiku ishte 18-vjeçari hero që u fut në det për të shpëtuar vëllanë dhe shokun e tij 15-vjeçar të cilët po rrezikonin jetën si pasojë e dallgëve të larta. I riu bëri një gjest heroik dhe ia doli të nxirrte në breg dy të miturit që tashmë janë jashtë rrezikut për jetën.

Kujtojmë që këtë sezon turistik raste të tilla tragjike në bregdetin e Shqipërisë nuk kanë qenë të pakta dhe më i fundit përbën një alarm të shtuar për rritjen e sigurisë dhe monitorimit në plazhe.

revista.one/