(VIDEO) Bashkim Saiti nuk do ta dëgjojë emrin Alvisa, Ja ç’i ndodhi ish-konkurrentit të Për’puthen

(VIDEO) Bashkim Saiti nuk do ta dëgjojë emrin Alvisa, Ja ç’i ndodhi ish-konkurrentit të Për’puthen

July 14, 2022 0

Ish-konkurrenti i emisionit të dashurisë është i lodhur nga pyetjet që i bëhen në lidhje me ish të dashurën. Këtë e ka treguar vetë ai në një video të publikuar në rrjetin social TikTok. Ai i është bashkuar një trendi të platformës, ku shkruan: “Kur më pyesin për ish-in”- ndërsa në sfon është një zë i acaruar që thotë “largohu/zhduku.”

Ndjekësit e tij e kanë kuptuar menjëherë që bëhet fjalë për Alvisën.

Bashkimi dhe Alvisa ishin çifti i parë që doli nga Për’puthen këtë sezon, duke vendosur që të vijojnë lidhjen jashtë. Megjithatë, gjërat nuk shkuan siç duhet dhe pas disa javësh ata vendosën që t’i ndërpresin marrëdhëniet. Ishte Bashkimi ai që deklaroi ndarjen nga Alvisa nëpërmjet një postimi në Instagram.

revista.one/