Edhe reperi Fero publikon fotot me viktimat, reagimi për atentatin e Fushë-Krujës
July 18, 2022Pas Stresit një tjetër reper i njohur ka reaguar për vrasjen e tre të rinjve në Fushë-Krujë.
Bëhet fjalë për reperin Fero, emri i vërtetë i të cilit është Feronit Shabani. Ai ka reaguar përmes disa postimeve në llogarinë e tij personale në Instagram, ku ka publikuar disa foto me viktimat.
Në një foto ku shihet pranë 22-vjeçarit, Brilant Martinaj, Fero shkruan: “Allahu në parajsë vëllai im.”
Më tej ai ka postuar një tjetër foto me 30-vjeçarin, Diklen Vata, me të cilin duket se ka pasur gjithashtu miqësi.
Përveç Feros, kanë reaguar edhe personazhe të tjerë të njohur në lidhje me vrasjen e Brilant Martinajt. Stresi dhe he ish-konkurrentja e Për’puthen Jasmin Kadriu, kanë publikuar në rrjetet sociale foto dhe video krah 22-vjeçarit, duke shprehur edhe ngushëllimet e tyre.
Kujtojmë se 22-vjeçari u ekzekutua në një atentat mesditën e së dielës (17 korrik) së bashku me miqtë e tij Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.
revista.one/