Edhe reperi Fero publikon fotot me viktimat, reagimi për atentatin e Fushë-Krujës

Edhe reperi Fero publikon fotot me viktimat, reagimi për atentatin e Fushë-Krujës

July 18, 2022 0

Pas Stresit një tjetër reper i njohur ka reaguar për vrasjen e tre të rinjve në Fushë-Krujë.

Bëhet fjalë për reperin Fero, emri i vërtetë i të cilit është Feronit Shabani. Ai ka reaguar përmes disa postimeve në llogarinë e tij personale në Instagram, ku ka publikuar disa foto me viktimat.

Në një foto ku shihet pranë 22-vjeçarit, Brilant Martinaj, Fero shkruan: “Allahu në parajsë vëllai im.”

Më tej ai ka postuar një tjetër foto me 30-vjeçarin, Diklen Vata, me të cilin duket se ka pasur gjithashtu miqësi.

Përveç Feros, kanë reaguar edhe personazhe të tjerë të njohur në lidhje me vrasjen e Brilant Martinajt. Stresi dhe he ish-konkurrentja e Për’puthen Jasmin Kadriu, kanë publikuar në rrjetet sociale foto dhe video krah 22-vjeçarit, duke shprehur edhe ngushëllimet e tyre.

Kujtojmë se 22-vjeçari u ekzekutua në një atentat mesditën e së dielës (17 korrik) së bashku me miqtë e tij Besmir Hoxha dhe Diklen Vata. 

revista.one/