Mikela e Për’puthen tregon arsyet e ndarjes nga Erion Kukaj: Vuri disa gjëra para meje…
July 21, 2022Mikel Pupa rrëfen për herë të parë arsyet e ndarjes nga ish-konkurrenti tjetër i Për’puthen Erion Kukaj.
“Lidhja me Erionin kishte filluar edhe pak më përpara. Një 8-mujorsh e kaluam bashkë. Ishte bukur aq sa zgjati… Largësia edhe distanca ndikuan. Nuk shiheshim shpesh. Kisha nevojë ta kisha afër. E doja afër në plazh… Besoj që lidhjet në distancë nuk funksionojnë. Nuk patëm një pushim të dy. Si dolëm nga programi u fokusuam te punët tona dhe nuk patëm kohë për ne. Tentova disa herë, por ndonjëherë duhet të bëjnë edhe të tjerët për ty”- tha ajo gjatë një interviste për “Top Albania Radio.”
Duke u ndalur tek arsyet e ndarjes, Mikela tha se ajo nuk ka qenë aspak e lehtë.
“Nuk u ndamë në mënyrë të paqtë. U zumë normalisht. Por pas asaj kohe kemi folur me njëri-tjetrin. Nuk i mbaj mëri. Vuri disa gjëra sipër meje…”- tha ajo.
Edhe Erioni pak kohë më parë përmendi sherret e ashpra.
“Sherre ka pasur shumë por që nuk mund të dilinim në përfundim. Edhe pse asnjëri nuk e thoshte asnjëherë fjalën e fundit, sherri e solli situatën në përfundim”, është shprehur Erioni më herët.
revista.one/