“Mbaroi dasma, e lashë burrin”, ish-banorja e “Big Brother Vip”: Nuk eci mirë gjëja…

“Mbaroi dasma, e lashë burrin”, ish-banorja e “Big Brother Vip”: Nuk eci mirë gjëja…

July 21, 2022 0

Ish banorja e “Big Brother Vip”, Xheisara Frisku flet për jetën private, si asnjëherë tjetër.

Sa i përket martesës së shumëpërfolur, Xheisara tha se gjërat nuk shkuan mirë mes saj dhe partnerit.

“Më kërkuan një dasëm, e bëra dhe kur mbaroi dasma e lashë burrin. Ata nuk më thanë gjej një burrë, më thanë bëj një dasëm dhe pastaj hëngra derrin do dilja do flisja për dasmën se ç’do bëja unë. Martesa ime bën gati një vit dhe unë s’kam bërë asnjë gjë që të kem vëmendje. S’kam një gotë verë që t’ia kisha bërë atij burrit tim gëzuar. Jemi ndarë, jemi ndarë. Kemi marrëdhënie shumë të mira, jemi shokë, nuk eci mirë gjëja dhe u ndamë”- tha ajo gjatë një interviste për “Natë me Aulonën.”

Duke folur për karrierën si këngëtare, ajo tha se nuk ka bërë si shumë të tjerë të tjerë që “i bien shkurt” drejt rrugës së famës. E pyetur nga moderatorja se çfarë nënkupton me këtë deklaratë ajo tha:

 “Na ofrohen shumë gjëra në këmbim të famës. Nëse ti e pranon kjo është një sfidë që ti e bën më veten. Mund të ketë humbje dhe fitim. Ashtu siç mund të ketë që vjen një moment që ti rrëzohesh dhe zhgënjimi është më i madh por mund të ngrihesh dhe të kapësh gjënë që ti ke dashur thjesht nuk do ta kuptosh tjetrin që ka bërë gjysmën e asaj që ti e kishe gati. Në momente nervash e kam thënë (që do ta bë edhe unë), por nuk e bëj dot. Jam shumë krenare për veten dhe jam e pavarur”.

revista.one/