“Punë natë e ditë që viewsat…”, Enca ‘thumbon’ blerjen e klikimeve për këngët, me kë e ka?
July 23, 2022Ruensa Haxhia ose ndryshe e njohur me emrin Enca
ka postuar në InstaStory një ‘kunjë’ e cila duket për ata artista që po fitojnë miliona klikime në “YouTube” brenda 24 orëve me projektet e tyre muzikore.
“Punë natë e ditë që views-at me i rritë. Paçi fat”– shkroi ajo.
Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja thumbon artistat e estradës se blejnë klikime, një debat ky që ka filluar të diskutohet goxha në rrjetet sociale.
Disa javë më parë një nga nga fansat e pyeti artisten se pse ajo nuk blen klikime, apo ka frikë se ia bllokojnë. Autorja e hitit “Bow Down” nuk hezitoi aspak të jepte një përgjigje, madje nuk la “ pa shfrytëzuar” dhe rastin për të thumbuar kolegët e saj.
“S’po them që çdo këngë me një milion klikime në ditë është false, por po them që 90 për qind e tyre janë…Më mirë i harxhoj paratë për pushime dhe biznese të reja sesa për klikime false me kënaq egon. Numrat e tyre nuk përputhen, zemër”,- u përgjigj Enca.
revista.one/