“Mund të martohem për herë të dytë”, Loredana Zefi sqaron lidhjen me Noizy-n 

“Mund të martohem për herë të dytë”, Loredana Zefi sqaron lidhjen me Noizy-n 

July 23, 2022 0

Ata kanë bashkuar forcat për herë të parë me një këngë të quajtur “Heart attack” në muajin qershor. Dhe që nga ajo kohë, Loredana Zefi dhe Noizy kanë qenë dy nga emrat më të komentuar në showbizin shqiptar.

Kjo pasi u aludua se mund të kishte diçka më shumë mes tyre, ndonëse biondja në një intervistë për Prive nuk e ka thënë një gjë të tillë.

Ajo tha se me Rigels Rajkun (emri i vërtetë i Noizyt) është njohur përmes aktorit Blerim Destani. “Na ka bashkuar një shok më duket Blerim Destani dhe nuk jemi njohur më herët, jemi njohur, jemi kuptuar dhe e kemi bërë këngën, nuk ka qenë ndonjë problem”, u shpreh Lori.

“Shoqëria super, patjetër që do të kemi edhe bashkëpunime të tjera”, vazhdoi më tej 26-vjeçarja.

Krijuesja e hitit “Nëse don” tha se momentalisht është në kërkim të një dashurie të re dhe se mendon të martohet sërish e të ketë fëmijë.

“Kam kohë për gjithçka. Edhe të martohem prapë, edhe për fëmijë tjetër. Jam shumë e lumtur. Por, jo akoma nuk jam në lidhje”, përfundoi ajo.

revista.one/