Të përsosura për poza dhe not, ja pse aktorja Eva Longoria përdor rroba banje njëpjesëshe

Të përsosura për poza dhe not, ja pse aktorja Eva Longoria përdor rroba banje njëpjesëshe

July 25, 2022 0

Të përsosura për të bërë poza, por edhe për not. Rrobat e banjës njëpjesëshe ia arrijnë ndonjëherë të “përmirësojnë” gjatësinë e trupit. Dhe, meqenëse rrobat e banjës njëpjesëshe këtë verë janë bërë hit absolut, zonjat shtatshkurtra munden dhe patjetër duhet të kenë një palë për vete – ato të cilat do t’u rrinë më së miri.

Aktorja Eva Longoria 47 vjeçe është e gjatë 1,53 centimetra dhe figurën e vet e ka ruajtur në përsosmëri, edhe pasi ka lindur djalin Santiago.

Të prera thellë, këto rroba banje njëpjesëshe zgjasin këmbët dhe tregojnë pjesën e vitheve, ndërsa pjesa e sipërme e mbyllur vizualisht ia zgjat pjesën e sipërme të trupit.

Eva ka veshur kostumin e markës së modës Myra Swim, i cili kushton 186 euro, ndonëse me siguri kostum të ngjashëm mund të gjeni edhe me çmime më të lira.

Kostumet e larjes të kësaj marke të modës me dëshirë i veshin Jennifer Lopez, Kaya Greber, Rita Ora, Kylie Jenner dhe damat e tjera të famshme.

Eva e përdorur herë pas here këtë kostum, madje me të është fotografuar edhe vitin e kaluar.

revista.one/