(VIDEO) RENEA aksion në Belsh, një i shoqëruar, dalin pamjet e efektivëve me maska dhe armë nëpër qytet

(VIDEO) RENEA aksion në Belsh, një i shoqëruar, dalin pamjet e efektivëve me maska dhe armë nëpër qytet

July 25, 2022 0

Forcat e RENEA-s kanë ndërmarrë mbrëmjen e sotme në zonën e Belshit, ku sipas informacioneve paraprake mësohet se po ushtrojnë kontrolle në disa fshatra.

Burimet bëjnë të ditur se efektivët janë fokusuar në fshatin Dëshiran, i njohur si një ndër zonat ku kultivohet bimë narkotike. Deri tani burime bëjnë me dije se është shoqëruar një person, identiteti i të cilit nuk dihet ende.

Nuk dihet ende kush është shënjestra e uniformave blu, ndërkohë që operacioni është ende në vazhdim e sipër.

Dyshimet janë se priten arrestime të personave të shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike.

Ndërkohë pika kontrolli janë ngritur edhe në bashkitë e tjera të qarkut të Elbasanit, dhe në qytet. Edhe pse RENEA që është edhe njësia elitë e forcave policore ka kryer dhjetra operacione në Elbasan, asnjë prej të shumëkërkuarve për vrasje nuk ka rënë në pranga.

Ata gjenden më lehtë nga kundërshtarët e tyre, kur bëhet fjala për ti eleminuar në atentate mafioze. Edhe pse zona e Milotit dhe Fushë Krujës është tronditur së fundi nga disa ngjarje kriminale, RENEA nuk ka ndërmarrë asnjë operacion në këto zona, duke i përqendruar sot energjitë në një qytezë të vogël si ajo e Belshit.