10 tradita të çuditshme të festimit të Pashkëve në botë
April 3, 2021Janë 10 zakone të festës së Pashkëve, që me shumë mundësi nuk i kemi dëgjuar më parë:
Në Çeki, Hungari dhe Sllovaki zakoni kërkon nga burrat të godasin gratë me një shkop të punuar në dorë, të Hënën e Madhe.
Sipas mitit gratë duhet të goditen këtë ditë në mënyrë që të ruajnë shëndetin dhe bukurinë deri në Pashkën e ardhshme. Nuk mbaron me kaq! Gratë për hakmarrje u hedhin burrave kova me ujë të ftohtë.
Në Filadelfia fëmijët vishen me rroba të vjetra dhe të grisura duke mbajtur fshesa nëpër duar. Ata dalin më pas rrugëve për të lypur. Ky zakon bëhet për të larguar shtrigat që vizitojnë njerëzit në periudhën e Pashkës.
Në Spanjë dhe në Britaninë e Madhe gjatë Pashkës qytetarët kërcejnë “vallen e vdekjes”, të maskuar me kostume skeletesh. Vallja e frikshme nis në mesantë dhe vazhdon për tre orë.
Në Poloni, nëse burrat marrin pjesë në përgatitjen e bukës së Pashkës, atëherë zakoni thotë se brumi i bukës nuk do bëhet i mirë. Po ashtu, burri bëhet me thinja. Kështu që burrave nuk u lejohet të marrin pjesë më përgatitjen e bukës.
Në Francë, me rastin e Pashkës gatuhet omleta më e madhe në botë. Ajo bëhet me 4,500 vezë. Omleta përgatitet në sheshin qendror dhe ndahet në 1000 racione.
Në fshatrat e Zvicrës, burimet e ujit dekorohen me lule dhe vezë Pashkësh. Kjo bëhet për të vlerësuar ujin dhe për të theksuar mungesën e tij në zonat e thata të Alpeve.
Në Gjermani qytetarët ndezin zjarr nga pemët e vjetra të Krishtlindjes, si simbol i largimit të dimrit dhe ardhjes së verës.
Lepuri i Pashkës, simboli ndërkombëtar i Pashkës, e ka prejardhje nga Amerika.
Por në Australi përdoret kanguri në vend të lepurit. Kjo për arsye se lepujt kanë dëmtuar të mbjellat e tokave australiane.
Në Angli burrat thërriten nga policia për tu përzgjedhur për paradën e Pashkës. Dy fatlumët e përzgjedhur bëjnë paradë nëpër rrugë me një portokall në dorë. Secili duhet t’ia dhurojë frutin një gruaje ne shkëmbim të puthjes.
Në Egjipt, të Hënën e Madhe qytetarët kosumojnë peshk të cilin më parë e kanë futur nën dhe. Kjo traditë i ka rrënjët që nga 2,700-ën para lindjes së Krishtit. /revista.one/