“E kishin lënë vetëm të gjithë”, reagon i dashuri i shqiptares që i dha fund jetës në qelinë e burgut

“E kishin lënë vetëm të gjithë”, reagon i dashuri i shqiptares që i dha fund jetës në qelinë e burgut

August 11, 2022 0

Donatella Hoda ishte e reja që i dha fund jetës në burg, ku më pas dolën edhe lajme ku thuhej se ajo ka qenë e varur nga droga.

Por si është e vërteta?

I dashuri i saj ka dhënë një intervistë për mediat italiane. Ai tha se Donatella kishte një vit që ishte e pastër dhe nuk kishte konsumuar lëndë narkotike.

“Nuk ishte vetëvrasje e një të droguare në burg. Donatella, Dona ime, kishte një vit që ishte e pastër. Tani që iku, lexoj dhe dëgjoj komente për helmin. Shumë po bëjnë gjykime pa ditur asgjë për të. Jam i inatosur…”, tha i dashuri i 27-vjeçares , Leonard Di Falvo.

“E kam me gjithë botën, me sistemin, burgun, magjistratët, gardianët, familjen, miqtë e tij. Por unë jam i lidhur edhe me të, me Donën, sepse ajo duhej të bënte edhe pak durim. Ajo do të dilte së shpejti, unë kisha përgatitur gjithçka për të”. Ata e kishin lënë vetëm, unë isha vetëm pranë saj. E dëgjova, e qetësova, i qëndrova pranë, e telefonova, shkova ta vizitoja. Sidomos në periudhën e fundit pasi e kishin rikthyer në qeli sepse kishte ikur nga komuniteti, e kishin braktisur. Të gjithë përveç meje.”

Gjithashtu, ai ka rrëfyer të tjera detaje.

“Ajo ishte Dona e zakonshme… me ulje-ngritjet e saj, E kam njohur që kur ishim adoleshentë, të paktën për dhjetë vjet, isha i vetmi që mund ta qetësoja. Thamë të dua, u puthëm duke u përqafuar. Me t’u larguar, e sigurova se do ta telefonoja dhe do të kthehesha tek ajo javën tjetër, si gjithmonë. Nuk kam munguar kurrë, do të kisha bërë gjithçka për të, gjithçka”, tha ai.

Ai zbuloi dhe planet që kishin.

“Kam marrë një shtëpi me qëllim për të qenë bashkë, ajo ëndërronte të bëhej estetiste dhe i kisha gjetur një punë të parë kur do të dilte. Do ta kisha pritur përgjithmonë, pse na e prishi kështu ëndrrën? Ne i premtuam njëri-tjetrit dashuri përgjithmonë, pse shkatërroi gjithçka? Çfare ndodhi?”, shprehet Leonardi i lënduar.

Kujtojmë se Donatella Hodo, javën e kaluar, i dha fund jetës duke thithur gaz nga soba në qeli, në burgun Veroneze të Montorios.

Para se të kryente aktin e rëndë, italo-shqiptarja i la një letër të fundit dashurie Leonardos ku shkruante: “Ti je gjëja më e bukur që më ka ndodhur. Leo, më fal!”.

revista.one/