Fejohet ish-konkurrenti i ‘Për’puthen’, më në fund zbulon vajzën që ishte i lidhur jashtë programit

Fejohet ish-konkurrenti i ‘Për’puthen’, më në fund zbulon vajzën që ishte i lidhur jashtë programit

August 11, 2022 0

Ish konkurreni i ‘Për’puthen’ Albi Dhima është fejuar. Ai ka publikuar foto nga ceremonia në rrjetet sociale ku shfaqet me partneren pak javë pasi konfirmoi lidhjen e tyre. Në foto shihet një ambient i zbukuruar me lule të bardha dhe një tabelë ku shkruhet: “Fejesa e Albit dhe Hyries”.

Ai konfirmoi pak javë më parë lidhjen e dashurisë për të cilën kishte muaj që përflitej. Ai fillimisht publikoi një postim në Instagram ku shihet me të në aeroport duke ia mbuluar portretin me një emoji.

Më pas, ai ka publikuar një foto romatike ku shihet përkrah vajzës që i ka rrëmbyer zemrën. Edhe pse identitetin vajzës ai ka vendosur mos ta bëjë publik, jo ai nuk ia ka fshehur më portretin.

Lidhja e Albit u zbulua kohë më parë kur Alvisa Qarri ra pre e një sulmi kibernetik. Dikush i vodhi llogarinë e Instagram-it dhe madje i ka publikuar disa biseda private në Instastory. Mes tyre edhe një bisedë me disa fotografi ku shiheshin Alvisa, Bashkimi, Albi dhe një vajzë misterioze. Këta të dy ishin të kapur për dore teksa portreti i vajzës ishte i mbuluar. A është kjo vajza me të cilin Albi ishte i dashuruar apo është një tjetër?

revista.one/