“Humba bastin, i thashë të më qëllonte”, Vali Corleone shfajëson 22-vjeçaren që e plagosi

“Humba bastin, i thashë të më qëllonte”, Vali Corleone shfajëson 22-vjeçaren që e plagosi

August 13, 2022 0

Vali Corleone ka folur për gazetën Express, ku ka konfirmuar se është plagosur nga 22 vjeçare duke shtuar se ka qenë ai që i ka kërkuar ta qëllonte.

“Po jam i plagosur nga vajza që e kam rritur vet dhe që e kam si çik e imja, dhe e kam si çik timen absolutely. Më ka gjuajtur me pistoletë me plumb në këmbën e djathtë sepse kemi qenë duke lozur një lojë të Casinos që quhet Barbut dhe kush humb në lojë do e han një plumb në këmbë…

Dhe në këtë lojë me bast me vdekje ndoshta dhe pastaj humba unë dhe i thash çikës “Më gjuaj tani”! Ajo më tha “Jo babi nuk mundem”. Unë i thashë “Më gjuaj se jam King”. Kemi luajtur me bast kështu dhe do zbatohet po nëse nuk më gjuan atëherë do të gjuaj unë ty se nuk zbaton rregullat e bastit të lojës.

Kuptove qika ime e vogël. Jam babi yt, kingu më gjuaj shpejt fire. Dhe çika duke i ra lotët më gjuajti në këmbë me plumb 9 mm dhe pastaj kam pas shumë gjakderdhje, por faleminderit doktorave professionalë, me shumë shpejtësi ma shpëtuan jetën sepse isha duke vdekur nga gjakderdhja. Tani jam në shtëpi duke u shëruar. Kam dalë nga spitali i Gjilanit ose i Italisë së vogël”, shprehet Vali, duke treguar se autorja quhet Anita Corleone, duke nënkuptuar kështu se ajo vijon të mbetet vajza e tij.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Gjilan e përshkruan ngjarjen si aksidentale, duke u shprehur se e ka plagosur aksidentalisht Corleonen në shtëpinë e tij në Gjilan. Prezente kishte qenë edhe një grua nga Serbia. Syla, që është bërë e ditur se nuk ka të kaluar kriminale, dyshohet se diku rreth orës 03:45 ka plagosur Corleonen në dhomën e ndenjjes dhe e ka lënduar atë në gjurin e këmbës së djathtë. Rasti ka ndodhur në shtëpinë e tij te lagjja “Dardania I”, në Komunën e Gjilanit.

revista.one/