BamBaklava do të performojë në “Sunny Hill” që mbahet në Tiranë, ja 5 artistët e konfirmuar

BamBaklava do të performojë në “Sunny Hill” që mbahet në Tiranë, ja 5 artistët e konfirmuar

August 14, 2022 0

Reperi me prejardhje shqiptare, Action Bronson, u bë e ditur se do të jetë pjesë e festivalit “Sunny Hill”, që do të mbahet në Tiranë.

Lajmi tashmë është konfirmuar përmes rrjeteve sociale, në një postim të ndarë nga faqja e festivalit në Instagram.

I njohur me emrin artistik, BamBaklava, këngëtari është emri i pestë i zbuluar për “Sunny Hill Tirana” pas Dafina Zeqirit, Tananai, Dren Abazit dhe Fedezit.

Kujtojmë se Action ka qenë pjesë e “Sunny Hill” në vitin 2018 në Prishtinë.

Festivali pritet të fillojë më 26 gusht dhe do të vazhdojë për dy netë të tjera, 27 dhe 28 gusht.

revista.one/