Atdheu dhe Sara, bashkë në një club… pas kërcënimeve

Atdheu dhe Sara, bashkë në një club… pas kërcënimeve

April 4, 2021 0

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Elvisi ka ndarë në Instagram një video në të cilën shihet në një club me Atdheun.

Në një moment në video shfaqet dhe Sara. Më vonë Sara ka publikuar dhe vetë video nga i njëjti vend me dy djemtë. Përkrah Sarës shihet dhe Andi dhe ata duket së të katërt kanë qëndruar bashkë në një tavolinë.

Duket se ata sillen ndryshe në emision e ndryshe në realitet. Para se të largohej përfundimisht nga “Për’puthen”, Atdheu zbuloi se kishte marrë kërcënime. Ai akuzoi disa njerëz, që kanë lidhje me Sarën. Atdheu tha se i kishin ardhur telefonata e mesazhe kërcënimi nga Holanda e Dubai. Ata i thonin t’i qëndronte larg Sarës. Ndaj, Atdheu e akuzoi Sarën që kishte marrëdhënie jashtë emisionit. Megjithatë, Sara tha se nuk e di për kë bëhet fjalë , ndaj i kërkoi Atdheut të mos i hidhte këto akuza pa prova.

Më pas ai zbuloi se pas këtyre telefonatave kërcënues,e disa djem e kanë sulmuar fizikisht. Të gjithë e lidhën me Sarën këtë gjë.

revista.one/