Kepi i tundimeve/ Konkurrentët humbasin edhe 4 mijë euro të tjera, shkak Fationi dhe Atdheu
August 20, 2022Teksa konkurrentet e programit “Kepi i Tundimeve”, Efi, Juna dhe Erjola po laheshin në vaskë në orën dy të natës, nga dritarja e tualetit dëgjohen disa të trokitura.
Sapo Efi hap dritaren në tualet hyn Atdheu e më pas Fationi. Hyrja e tyre në vilën e vajzave është e ndaluar, megjithatë të pestë nuk e mendojnë dy herë që ta thyejnë këtë rregull e të humbasin katër mijë euro.
Fationi: Unë s’jam vetëm, kam marrë dhe Atdheun me vete dhe them të rrimë bashkë të gjithë. Nuk po na shtyhej.
Erjola: E dini që është thyer rregulli?
Atdheu: Të gjithë po i thyejnë rregullat.