Kepi i Tundimeve/ Ndizet situata, Ornela bën twerk për Gabrielin

Kepi i Tundimeve/ Ndizet situata, Ornela bën twerk për Gabrielin

August 20, 2022 0

Situata në Kepin e Tundimeve duket se nuk është aq e qetë, pas tensioneve që të rinjtë përjetuan të shtunën e kaluar, pas humbjes së 4 mijë eurove nga buxheti, nga puthja e Klejdit me Anxhelën.

Edhe pse u komentua shumë ajo puthje, duket se Klejdi nuk e ka “vënë ujin në zjarr” dhe është gati që të humbasë edhe katër mijë euro të tjera nga buxheti total, që të puthë Ornelën, pikërisht mikeshën e Anxhelës.

Teksa i ka shpjeguar situatën me Anxhelën, Klejdi nisi të flirtonte në krevat me Ornelën dhe tentoi ta puthte atë.

Por Ornela i ka sytë nga dikush tjetër. Ajo i dhuroi Gabrielit një twerk që e nxehu situatën. Shihni në video këtë episod:

Një situatë tjetër u zhvillua teksa Efi, Juna dhe Erjola po laheshin në vaskë në orën dy të natës dhe nga dritarja e tualetit dëgjohen disa të trokitura.

Sapo Efi hap dritaren në tualet hyn Atdheu e më pas Fationi. Hyrja e tyre në vilën e vajzave është e ndaluar, megjithatë të pestë nuk e mendojnë dy herë që ta thyejnë këtë rregull e të humbasin katër mijë euro.