‘Humba shikimin për një moment’, flet ushtari i sulmuar nga rusët në Gramsh
August 21, 2022Një nga ushtarët e sulmuar nga rusët në uzinën ushtarake në Gramsh, tha se kishte djegie në fytyrë dhe se i kishte ikur shikimi për disa minuta.
Teksa u vizitua nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në ambientet e spitalit të QSUT-së, ushtari tha se e netralizoi shtetasin rus derisa erdhën
“Edhe nga fytyra kishim djegie. Shikimi për momentin na iku. Për momentin po. E kapëm të dy dhe e po mbanim poshtë, derisa njoftuam patrullat”, tha ai.
Dy shtetas rusë, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vjeçari Mikhail Zorin dhe një ukrainas janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës pas një incidenti në uzinën ushtarake në Gramsh.
Ata sulmuan me spray neuro-paralizues dy ushtarët shqiptarë që ndodheshin në uzinë.
Në dëshminë e tyre, shtetasit e huaj kanë thënë se janë blogerë dhe fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti.