“U martova edhe unë më në fund!” Ish-konkurenti i Për’puthen i jep fund beqarisë

“U martova edhe unë më në fund!” Ish-konkurenti i Për’puthen i jep fund beqarisë

August 22, 2022 0

Ish-konkurrenti i Për’puthen Melik Balicki i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me partneren e tij, Jonidën. Lajmin e ka bërë me dije vetë Meliku me anë të një videoje në Instagram ku duket i veshur dhëndër në një makinë me gruan e tij.

“U martova edhe unë më në fund,”-shkruan ish-konkurenti i Përputhen krahas videos.

Kujtojmë që në Përputhen, Meliku pati takime të shpeshta me Laureta Zyban, por që gjërat nuk përfunduan mirë mes tyre. Pas një debati të fortë, Meliku tërhoqi deklaratën për të duke u larguar përfundimisht nga emisioni.